Zvogëlim Dënimesh për Vjedhjen e Orëve “Rolex”

Gjykata e Apelit ua zvogëloi për 17 vjet dënimet pesë të akuzuarve për vjedhjen e orëve “Rolex”

Gjykata e Apelit njoftoi sot se ua zvogëloi dënimet pesë personave për vjedhjen e orëve “Rolex” në Mbretërinë e Bahrejnit

.Image result for oret rolex hajnat

Këta persona u dënuan në gusht të vitit të kaluar me 48 vjet burg e 50 mijë euro gjobë.

Amin Sejdini, Gentian Abazi, Rrahman Aliu, Ekrem dhe Haki Gashi akuzoheshin nga prokuroria se në shtator të vitit 2013 në Mbretërinë e Bahrejnit kanë grabitur një dyqan të orëve të shtrenjta të markës “Rolex”, duke vjedhur 69 orë të tilla, me një vlerë deri në 1 milion euro.

Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi vjet Amir Sejdinin me 12 vjet burg e 12 mijë e 500 euro gjobë për krim të organizuar të lidhur me grabitje, ndërsa me nga 11 vjet burg dhe gjobë të njëjtë për të njëjtën vepër penale u dënuan atëherë Gentian Abazi, Rrahman Aliu, Ekrem Gashi.

Haki Gashi u dënua me tre vjet burg për armëmbajtje pa leje.

Por Gjykata e Apelit në njoftimin e sotëm bëri të ditur se zvogëloi dënimin dhe gjobat për pesë personat e akuzuar për grabitje.

“Kështu, të akuzuarin A.S., i cili nga gjykata e shkallës se parë ishte dënuar me 12 vjet burgim dhe 12 mijë e 500 euro gjobë për veprën penale krim i organizuar lidhur me veprën penale të grabitjes, Apeli e gjykoi me 8 vjet burgim dhe 8 mijë euro gjobë,” thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Edhe tre të dënuarve tjerë iu ul për katër vjet qëndrimi prapa grilave

“Të akuzuarit G.A. dhe Rr.A.  dhe E.G., të dënuar secili veç e veç nga gjykata themelore për të njëjtat vepra me nga 11 vjet burgim dhe 12 mijë e 500 uro gjobë, Gjykata e Apelit i dënoi me nga 7 vjet burgim dhe nga  7 mijë euro gjobë,” vijon njoftimi i apelit.

Në burg do të qëndrojë një vit më pak edhe Haki Gashi.

“Ndërsa të akuzuarin H.G., i cili ishte gjetur fajtor për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armeve, për te cilën vepër  ishte dënuar me 3 vjet burgim, kjo gjykatë e dënoi me 2 vjet burgim,” thuhet në njoftim.

Pesë personat ishin dënuar edhe në Gjykatën e Bahrejnit për këtë vjedhje.