Zyrtare: Fifa nuk e dënon Vidan, lojtari i gatshëm për duelin ndaj Anglisë

Lojtari i kombëtares kroate, Domangoj Vida ishte filmuar duke brohoriotur thirrje nacionaliste ukrainase, pas fitores ndaj Rusisë dhe kjo shkaktoi polemika të mëdha në mediat botërore.

Mbrojtësi i Kroacisë megjithatë nuk do të suspendohet nga FIFA, siç ishte raportuar nga mediat botërore, por do të jetë i gatshëm të përballet me lojtarët e Anglisë të mërkurën, shkruan GazetaBlic

Federata Internacionale e Futbollit, FIFA nuk e ka dënuar lojtarin dhe kjo nënkupton se ai do të jetë në dispozicion të trajnerit të kroatëve, Zlatko Dalic.

FIFA vetëm i ka dhënë një paralajmërim Vidas për sjelljet e tij.

Vlen të ceket se Kroacia dje ka fituar ndaj Rusisë pas ekzekutimit të penalltive me rezultatin e thellë 4-3.

Kroatët në gjysmëfinale do të përballet me kombëtaren e Anglisë. Ndeshja mes Anglisë dhe Kroacisë do të zhvillohet të mërkurën (11 korrik) me fillim nga ora 20:00.

Lini Një Koment