ZYRTARE: Juventus nënshkruan me mbrojtësin italian

Sampdoria ka njoftuar shitjen e mbrojtësit të ri Erasmo Mule te Juventus.

Mule u bashkua me Sampdorian vetëm në janar nga Trapani, duke përfunduar sezonin e kaluar me skuadrën që garon në Serie C.

Sidoqoftë, ai largohet nga ‘Blucerchiati’ pasi nuk luajti asnjë ndeshje dhe tani do inkuadrohet në ekipin e Juve U23, përcjell lajmi.net.

20-vjeçari ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në vendlindje në Siçili.

Gjithsesi, ai nuk ka përfaqësuar Italinë në asnjë nivel. 

Lini Një Koment