Zyrtari rus nuk është liruar, MPJ i ka kërkuar sqarime UNMIK-u për të

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar pas arrestimit të një shtetasi rus i punësuar në UNMIK dhe një zyrtari lokal të kësaj organizate.Pacolli përmes një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Ministria të cilën e udhëheq do ta trajtojë çështjen bazuar në të drejtën ndërkombëtare.Ai gjithashtu ka thënë se Policia e Kosovë ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për detajet e ngjarjes.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka thirrur UNMIK-un për sqarime dhe do të vazhdojë të punojë ngushtë me autoritetet e zbatimit të ligjit për të sqaruar situatën e pranisë së zyrtarit ndërkombëtar dhe lokal të UNMIK-ut në barrikadë”, ka shkruar Pacolli.Ndryshe, një aksion i Policisë së Kosovës të hënën, nën udhëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, la nën pranga katër kontrabandistë dhe katër doganierë.Ata dyshohet se në mënyrë ilegale kanë lejuar që të futen në vendin tonë sasi të mëdha të mallit të kontrabanduar.

I njëjti aksion, mëngjesin e së martës vazhdoi edhe në disa komuna tjera të Kosovës. Operacioni policor u shtri edhe në Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq, Mitrovicë Veriut, Drenas e Skenderaj.Përmes një komunikate është bërë e ditur këta persona dyshohen për “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale, si: “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar”.

Për realizimin e këtij aksioni, Policia e Kosovës ka hasur edhe në rezistencë të armatosur. Deri më tani është raportuar se janë të plagosur katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës.Policia ka bërë të ditur se kjo ka rezultuar me arrestimin e disa zyrtarëve të nacionaliteteve të ndryshme, shqiptarë, serbë e boshnjakë.

Lini Një Koment