​Lajmi i Fundit: Një person plagoset në Vranjevc

Një incident me armë zjarri ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë.

Një person mësohet të ketë mbetur i plagosur në Kodrën e Trimave, i njohur si Vranjevci.

Jozyrtarisht mësohet se plagosja ka ndodhur pas një zënke mes dy fqinjve. Identiteti i të plagosurit tash për tash nuk dihet.

I dyshuari për sulmin është arrestuar nga Policia e Kosovës, bashkë me një person tjetër.

Gazeta Express ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje, por kjo e fundit nuk ka konfirmuar asgjë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme