11 kuriozitete për gjenialitetin

Gjenialitet është aftësia e një personi ne gjendje te tregoje kapacitet intelektual mbi norme, kreativitet dhe origjinalitet ne një fushe te caktuar apo ne një kompleks me te gjere te njohjes njerëzore.

1.    Einstein. Simboli me i pakundërshtueshëm dhe i gjithëpranueshëm i gjenialitetit është pa dyshim fizikani i madh gjerman Albert Einstein. Kur ai vdiq ne vitin 1955, trupi i tij u dogj, ndërsa truri ju ruajt nga një mjek, Thomas Harvey. Ai u mor shume me te, duke e fotografuar dhe studiuar ne imtësi, për ta ndare me pas ne 240 pjese, te cilat i ruajti për 30 vjet me radhe ne formaline për t’ia dorëzuar me pas spitalit te Princeton. Ajo qe doli nga analizat, tregoi se dimensionet e trurit te tij ishin normale, por neuronet, ishin te rrethuara nga një numër i qelizave “gliale”, ato qe sigurojnë ushqimin e tyre, mbi norme. Një tjetër detaj, është mungesa e e pjese te caktuar, dhe se lobit perietal inferior ishte me i madh se normalja. Ne këtë zone te trurit ndodhet qendra e perceptimit matematik te hapësirës.

2.    Inteligjenca dhe diskriminimi. Ai qe ideoi i pari koeficientin e inteligjencës, Q.I., është Alfred Binet ne France ne vitin 1905. I lindur tërësisht për qëllime te mira, ky koeficient, i cili pati një përhapje dhe sukses te jashtëzakonshëm dhe qe vazhdon edhe sot, beri qe shume psikologe, te mendojnë se ai është i trashëgueshëm, çka presupozonte se po ashtu, e trashëgueshme do te ishte edhe kapaciteti i ulet intelektual, duke i dhënë kështu shkëndijë teorive te diskriminimit intelektual dhe praktikave te sterilizimit.

3.    Koeficienti Q.I. nuk është gjithçka. Ka shume shembuj qe e vërtetojnë se një koeficient i ulet nuk presupozon detyrimisht kapacitet te ulet intelektual. William Shockley, i njohur per fitimin e Çmimit Nobel ne fizike ne vitin 1956, ne vogëli është përjashtuar nga studimet, vetëm për faktin se kishte një Q.I. te ulet. Sot është pjekur mendimi se kapaciteti intelektual është një ndërthurje e ndikimeve familjare, aksesit ne shkolle, backaground-it kultural, kontekstit social dhe nuk është e mundur qe te matet vetëm me ane te një testi.

4.    Njihen tre tipa gjenish. A) gjenitë gregare. Janë ata qe kane mundësi te kapin menjëherë problemin, por qe përgjithësisht nuk kane deshire te duken dhe te dalin ne evidence. B) gjenitë e izoluar. Janë ata qe tërhiqen nga problemet, por nuk kane qejf punën ne skuader, sikurse ndodh me informatikanet. C) gjenitë e paparashikuar. Këta kane ide te mira, por karaktere te keqinj dhe ne shume raste edhe probleme me paqëndrueshmëri te humorit dhe shqetësimet bipolare.

5.    Gjenialiteti dhe fiziku. Kur flasim për gjenitë, përgjithësisht i perceptojmë ato me një fizik te dobët. Kjo nuk është e vërtetë. Kush e njeh Dolph Lundgren, Ivan Drago tek Rocky III, duhet te dije se ai ka një koeficient 160 si dhe një diplome ne inxhinieri kimike nga Massachusetts Institute of Technology. Veç kësaj, ai flet ne shtate gjuhe, tre prej te cilave ne mënyrë fluente.

6.    Gjenialiteti dhe autizmi. Është i njohur një forme e caktuar e autizmit, “sindromi Asperger”. E ka marre këtë emër pikërisht prej Hans Asperger, pediatri austriak, i cili vuante nga ky sindrom dhe qe mbështeste idenë se mes sëmundjes se tij dhe gjenialitetit të tij, ekzistojnë lidhje.

7.    Gjenialiteti dhe gjumi. Përgjithësisht gjenitë e vërtetë kane ritmin e tyre te jetës, por ajo qe i dallon, është pagjumësia. Kjo shpjegohet me faktin se tek këta persona, truri i tyre është superaktiv dhe ka me pak mundësi për tu çlodhur.

8.    Gjenialiteti dhe shpikja. Thomas Edison mbahet si shpikësi me i madh ne bote. Vetëm ne Shba, ka 1093 patenta dhe po aq ne vendet e tjera te botes.

9.    Gjenialiteti dhe seksi. Një studim i realizuar ne shkollat me te mira te Amerikës, tregoi se studentet inteligjente, ishin me te “dobët” se sa ata me pak inteligjente ne drejtim te lidhjeve me seksin e kundërt. Për këtë madje ka edhe shpjegime, sipas te cilave, testosteroni, hormoni mashkullor, kundërshtohet nga substanca te tjera kimike qe prodhon truri inteligjent. Një tjetër shkak mund te jete edhe përgjegjshmëria e inteligjenteve ndaj sëmundjeve seksualisht te infektuese. Një tjetër shpjegim lidhet me kohen, qe për inteligjentet është shume me e rëndësishme te kalohet përmbi libra, sesa përmbi…femra.

10.  Karakteristikat me te rëndësishme qe i bashkojnë  gjenitë janë evidentuar nga Alfred Barros, psikolog amerikan i Universitetit te Kalifornisë. Sipas tij, bëhet fjalë për kurajën, entuziazmin, kuriozitetin, perfeksioni dhe sensin i humorit.

Lini Një Koment