AKI raporton për rastin e deportimit të shtetasve turq

Zëvendësdrejtori i AKI-së, Latif Merovci sot raporton para Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së.

Merovci do të raportojë pas largimit të drejtorit të AKI-së, Driton Gashi, i cili disa herë nuk i është përgjigjur ftesës së Komisionit parlamentar për raportim.

Raportimi ka të bëjë me arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq, të akuzuar nga Ankaraja zyrtare si përkrahës të Lëvizjes Gyleniste.

Lini Një Koment