Apple lanson gjatë javës kompjuterin më të shtrenjtë deri më tani (VIDEO)

Apple ka futur edhe një produkt para përfundimit të vitit 2017.

Kjo kompani ka paralajmëruar daljen në shitje të iMAC Pro, duke filluar nga dita e enjte gjatë kësaj jave.

iMAC Pro do të ketë performancë të lartë të procesorëve Intel Xeon, opsione të fuqishme grafike AMD dhe ngjyrë gri të dallueshme.

Gjithë kjo vjen edhe me një çmim goxha të lartë, duke filluar prej 4,999 dollarë që mund të ngritët varësisht prej opsioneve që zgjidhni.

Ju mund të merrni 128GB RAM, 4TB të ruajtjes madje edhe një procesor Intel Xeon 18-core.

Ekrani është 27 inç “Retina” me rezolucion 5120-2880 pixel.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme