Apple së shpejti me patentë për një iPhone që paloset

              E enjte, 03 Nentor 2016  – Sakte.net  /

Patently Apple ka zbuluar së fundmi se Apple ka aplikuar për një patentë e cila do t’i mundësojë kompanisë krijimin e një telefoni që paloset.

Aplikimi është bërë shumë kohë më parë mirëpo vetëm së fundmi është aprovuar.

Patenta përfshin një dizajn që duket i ngjashëm me Nintendo DS dhe 3DS mirëpo ka shumë më shumë fleksibilitet në mënyrën së si paloset pajisja.

Sipas raportit të publikuar, Appledo të përdorë nanotube karboni për të mundësuar lakueshmërinë e këtij celulari.

Komponentë keto që janë të përshtatshme për të krijuar fleksibilitet në pajisje dhe mund të parandalojnë thyerjen, thuhet në deklaratën e patentës. /albeu.com/

Lini Një Koment