Apple Store offline, gati për para-porositë e iPhone 7

Apple do të fillojë sot të marrë para-porositë për iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus dhe në ndërkohë, dyqani i Apple tani është ‘offline’.

Gjiganti amerikan i teknologjisë nuk ka dhënë detaje se kur saktësisht do të fillojë me para-porositë edhepse dyshohet se hapja do të ndodhë në 8 të mëngjesit në kohën lokale të Londrës.

Asnjë nga operatorët mobil në Britani të Madhe nuk kanë filluar të marrin kërkesat e para-porosive të iPhone-ëve të rinjë.

iPhone-ët e gjeneratës së re nga Apple vijnë me një numër risishë dhe pritet të jenë shumë të popullarizuar pas lansimit.

Lini Një Koment