Ardhja e diplomatit amerikan, Veç Miçel: ja çfarë pritet t’i sjellë Maqedonisë

Zëvendësndihmës-sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Ves Miçel, i cili në këtë funksion vjen pas Hojt Brajan Ji, nesër do të vijë për vizitë zyrtare në Maqedoni, njoftojnë nga Stejt Departamenti. Në lidhje me ardhjen e Miçelit në Maqedoni, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se krahas përkrahjes në perspektivën atlantike, nga Miçel pret edhe pëkrahje për integrimin në Bashkimin Evropian, transmeton Portalb.

“Vizita e Miçel është një vërtetim për miqësi dhe vjen në momentin kur Maqedonia dëshiron të përparojë strategjitë bashkëpunuese me partnerët strategjik. Qëllimi strategjik kryesor i Maqedonisë është anëtarësimi në NATO dhe kjo mund të jetë e një ndihmesë të madhe. Do të bisedojmë për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve por edhe do të bisedojmë edhe për perspektivat e NATO-s të Maqedonisë. Unë pres të marrë përkrahje edhe për integrimin në BE”, tha Zaev pas takimit me kryesuesin e këshillit të ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Denis Zvizdiq.

Miçel, do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe në atë takim do të marrin pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Përveç Maqedonisë, ai sot do ta vizitojë Kosovën ku do të takohet me kryetarin e shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe me politikan të tjerë dhe përfaqësues të sektorit civil. Miçell do ta vazhdojë vizitën e tij edhe në disa vende të tjera të rajonit.

Lini Një Koment