Arrestohet serbi për tentim vrasje në Prishtinë, ja çfarë ka gjetur policia në banesën e tij (Foto)

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e katërt të dyshuar për rastin vrasje në tentativë, që ka ndodhur në rrugën “B” në Prishtinë.

Burime të Indeksonline tregojnë se personi i arrestuar është i nacionalitetit serb.

Po ashtu, Indeksonline posedon disa fotografi se çfarë i është gjetur në banesën e ti, me ç’rast edhe i janë sekuestruar.

Operacioni policor ka zgjatur rreth tri orë (20:00 – 23:00), ku policia me urdhër të Prokurorit të shtetit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake ka kryer kontrolle në dy lokacione (banesa).

Gjithashtu nga ana e hetuesve policorë janë gjetur dhe sekuestruar:

Ø  1 revole e tipit Colt

Ø  1 pistoletë e tipit HS

Ø  3 maska

Ø  9 telefona mobil

Ø  14 fishek (te kalibrave te ndryshëm)

Ø  2 mbajtëse të armëve

Ø  1 I pad

Ø  4 Llap Top

Ø  2 mbushës të radio lidhjeve

Ø  4 qese substancë e dyshuar narkotike

Ø  1 bimë narkotike e mbjellë ne saksi

Ø  2 mullinj për bluarje te narkotikeve

Ø  1 pajisje për tymosjen e narkotikeve

Ø  para te gatshme Euro dhe Dinar

Ø  2 pasaporta

Ø  2 dokumente identifikuese (dyshohet të jenë të falsifikuara)

Ø  Si dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si prova për dokumentimin e rastit.

Aktualisht zyrtarët policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë që personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme