BDI e pashpresë karshi Listës me armatë profesionistësh të Lëvizjes BESA

Konsumimi i figurave qendrore të BDI – së, inkriminimi i tyre në afera korruptive, tronditja e imazhit përmes skandaleve të shumta, kanë vënë në hall partinë e Ali Ahmetit, e cila është duke u munduar që të gjejë zgjidhje lidhur me përpilimin e listës së deputetëve. Prezantimi në skenë i ministrave të rinj pas aferave të rënda në publik nga opinioni publik u pa si një përpjekje dëshpëruese e “mbulimit të turpit” me fytyra të reja që do të ishin marioneta në duart e eprorëve të vërtetë të BDI – së, të cilët tashmë nuk kanë guxim të shfaqen në publik dhe të kërkojnë votën e qytetarëve.

Megjithatë, BDI ka një problem edhe më të thellë se kaq. Shfaqja në skenë e Lëvizjes BESA dhe fuqizimi i saj brenda një kohe relativisht të shkurtër, kanë zbehur përfundimisht gjasat e partisë shqiptare në pushtet. Jo shumë kohë më parë, kjo Lëvizje prezantoi një armatë të tërë profesionistësh të profileve më të larta që ishin të gatshëm për të bërë ndryshimet që tash e sa kohë kërkohen nga shqiptarët e Maqedonisë. Që të gjithë, njerëz të realizuar profesionalisht, në të shumtën e rasteve të shkolluar në universitetet më prestigjioze përbëjnë një armatë kadrovike e cila ofron një zgjidhje të mirëfilltë për qytetarët. Të njëjtët profesionistë të BESËS kanë hartuar edhe programin zgjedhor që bazohet në analiza konkrete dhe do të shpaloset gjatë ditëve në vijim.

Të gjendur në këtë situatë, kur profesionistë dhe njerëz të lodhur nga përbuzja që VMRO – DPMNE ua shkaktoi gjatë gjithë këtyre viteve veçanërisht shqiptarëve përmes partisë shqiptare në pushtet, BDI është në panikë dhe në rrethana të tilla mund të mos zgjedh mjete, veçanërisht kur loja e saj me “emra të rinj” tashmë është demaskuar, ndërsa ajo ndjehet seriozisht e rrezikuar nga subjekti i ri politik shqiptar, Lëvizja BESA, e cila shkaku i angazhimeve të saj dhe shpresës që ka ngjallur në popullatë me emra të rrespektuar dhe të dëshmuar është renditur në të gjitha sondazhet si forca kryesore opozitare në taborrin shqiptar në Maqedoni. Sidomos kur dihet fakti se BDI e ndjeu si asnjëherë më parë humbjen në protestën e organizuar nga Këshilli Opozitar në të cilën morrën pjesë rreth 30.000 shqiptarë e ku bashkëorganizatore ishte edhe BESA./Sakte.net

Lini Një Koment