Bill Gates s’është më njeriu më i pasur në botë, ja kush ia zuri vendin

Spanjolli i cili e ka themeluar kompaninë e veshjeve “Zara”, ia ka kaluar me pasuri edhe Bill Gates’it, duke u bërë njeriu më i pasur i botës.

Pasuria e Amanico Ortega’s, llogaritët të jetë 79.5 miliardë dollarë, duke ia kaluar kështu edhe pronarit të Microsoft’it, i cili ka pasuri personale në vlerë prej 78.5 miliardë dollarë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Njeriu më i pasur i botës është 80 vjeç dhe vajza e tij Marta pritet që ta marrë menaxhimin e biznesit, që tani kryeson listën globale për më së shumti pasuri.

Pritet që 31 vjeçarja Marta t’i marrë nën drejtim bizneset e babait të saj, për të cilat punon që kur ishte shumë e re.

Mirëpo pavarësisht thashethemeve se do të jetë pasardhësja e babait të saj në këtë punë, kompanitë Zara, Massimo Dutti dhe Pull&Bear, nuk e kanë konfirmuar se ajo do të jetë pasardhësja.

Lini Një Koment