Bytyqi nënshkruan marrëveshje me Shërbimin Botëror të Universitetit të Austrisë

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Veronika Nitsche, përfaqësuese e WUS Austria, për administrimin e grantit për bashkëfinancimin e projektit “HERAS – Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkencat e Aplikuara”.

“Qëllimi i kësaj marrëveshje të nënshkruar mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe Shërbimit Botëror të Universitetit të Austrisë, është thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit me shtetin e Austrisë, i cili është një nga partnerët kryesor për zhvillimin e arsimit të lartë.

Konsideroj se me Marrëveshjen e nënshkruar sot dhe me gatishmërinë e të dy palëve për një bashkëpunim të sinqertë, ne po hapim mundësi të reja për të rinjtë tanë, që përveç studimeve të kenë mundësi që ta zhvillojnë edhe pjesën e hulumtimeve, pjesën shkencore.

Falënderova shtetin e Austrisë, e cila përmes kësaj Marrëveshje dhe marrëveshjeve të mëhershme ka përkrahur studentët tanë në fushën e hulumtimeve shkencore, dhe për ndihmën që i ka bërë Kosovës në anëtarësimin e saj në COST, e cila u hap rrugë studentëve për të përfituar nga projekte të ndryshme shkencore”, ka njoftuar Bytyqi në FB.

 

Lini Një Koment