“Demarkacioni nuk ka vdekur”

Sakte.net /e enjte, 08 Shtator 2016  / 09:00 

 Qeveria nuk e ka menaxhuar mirë çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, mirëpo kjo marrëveshje nuk ka “vdekur”, siç po pretendon opozita kosovare.Kështu ka thënë  për gazetën “Zëri” analisti politik Shkelzen Maliqi, duke shtuar se dy shtete sovrane mund të bisedojnë hapur për korrigjim logjik të kufirit.

Ai mohon se opozita ka qenë faktor për tërheqjen e Demarkacionit nga rendi i ditës në seancën e 1 shtatorit në Kuvend, por, sipas tij, pa mbështetjen e Listës Serbe nuk ka qenë e mundur të kalojë kjo marrëveshje.

Sipas Maliqit, pozita edhe opozita po tregojnë shenja lodhjeje, çorientimi dhe dështimi dhe nuk merren me  probleme jetike, por po zhvillojnë luftën e pakompromis për pushtet.

 

Lini Një Koment