Edhe Agim Vinca, njëjtë si BESA, kërkon Ridefinimin e shtetit

Profesori, shkrimtari, publicisti dhe intelektuali Agim Vinca ka thënë se që të ekzistojë dhe prosperojë si shtet në një periudhë afatgjatë, Republika e Maqedonisë duhet të ridefinohet, duke u përkufizuar me Kushtetutë si shtet i dy bashkësive më të mëdha etnike, maqedonasve sllavë dhe shqiptarëve etnikë, si dhe i të tjerëve që jetojnë në të.
“Është e çuditshme, madje, që liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni shumë herë janë treguar më të zellshëm sesa kolegët e tyre maqedonas në mbrojtje të Maqedonisë si shtet, duke u bërë kështu “gardianë” besnikë të saj. Maqedonia, siç kam theksuar qysh para një çerek shekulli në librin tim Populli i pandalur (1992), është shtet shumetnik, shumëkulturor e shumëkonfesional dhe mund të ekzistojë vetëm si i tillë e jo si shtet unik, ku pala maqedonase dëshiron ta ruajë me fanatizëm pozitën e vet të privilegjuar e hegjemone. Që të ekzistojë dhe prosperojë si shtet në një periudhë afatgjatë, Republika e Maqedonisë duhet të ridefinohet, duke u përkufizuar me Kushtetutë si shtet i dy bashkësive më të mëdha etnike, maqedonasve sllavë dhe shqiptarëve etnikë, si dhe i të tjerëve që jetojnë në të. Ky është për mendimin tim një conditio sine qua non (kusht pa të cilin s’bën) për ekzistencën e Maqedonisë si shtet”, ka thënë Vinca.
Ndryshe, është Lëvizja BESA që një kohë të gjatë përmes Platformës së saj Ridefinimi, parasheh ndryshimin e madh të statusit shoqëroro – politik të shqiptarëve të Maqedonisë, dhe inisiston në realizim e kësaj platforme.

Lini Një Koment