Edhe në Britani të Madhe ka xhami të bukura – këto pamje e dëshmojnë këtë! (Foto)

Një libër i publikuar është i mbushur me foto mbresëlënëse në të cilin thuhet se shihet edhe diversiteti i 1500 xhamive në Britani të Madhe.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për vendet e adhurimit që variojnë nga shtëpitë e vogla “të konvertuara”, deri tek strukturat madhështore të ndërtuara me qëllim që mund të strehojnë mijëra besimtarë.

Koleksioni mahnitës i fotografive është dokumentuar në një libër nga arkitekti Shahed Saleem, i cili ka projektuar xhami në Hackney, në lindje të Londrës dhe në Aberdeen të Skocisë.

Libri, që tregon xhami të vjetra dhe të reja, paraqet një pasqyrë të arkitekturës islame në Britani dhe titullohet “Xhamia Britanike”.

Siç bëhet e ditur, xhamia e parë e regjistruar në Britani u krijua në një shtëpi me tarraca gjeorgjiane, në Liverpool, në vitin 1889.

Ajo thuhet se nuk u themelua nga emigrantët myslimanë por nga një grup prej 20 të konvertuarve anglezë në Islam, të udhëhequr nga një avokat lokal i quajtur Abdullah William Quilliam. /Telegrafi/

Lini Një Koment