Elvis Naçi apo Shefqet Krasniqi, ja rezultati i anketës

Ligjëratat e tyre për fenë Islame ndiqen nga një numër i madh njerëzish. Avancimi i teknologjisë ka mundësuar që ajetet Kuranore dhe zbërthimi i tyre mos të mbeten vetëm brenda mureve të xhamisë, siç është ligjëruar rëndom nga imamët në të kaluarën, por të shpërndahen edhe në rrjete sociale.

E, ndër imamët më të ndjekur padyshim se janë Elvis Naçi dhe Shefqet Krasniqi. Njëri nga Kosova dhe tjetri nga Shqipëria, ata me ligjërimet e tyre dhe paraqitjet publike kanë krijuar audiencë që tejkalon kufijtë e tyre.

Kësaj radhe, portali Sakte.net ka shtruar pyetje se ligjërimet e cilit nga këta dy imamë janë më të pëlqyera. Nga komente të shumta që në raste të caktuara kanë favorizuar njërin, e në raste tjera tjetrin, nuk kanë munguar as komentet që e kanë kosnideruar si të pabazë këtë pyetje. Disa të tjerë e kanë konsideruar tendencioze, e ndonjë prej tyre nuk ka kursyer as ofendimet drejtuar stafit të Sakte.net, fyerje të cilat janë fshirë dhe persona që janë bllokuar përgjithmonë nga administratorët e faqes. Kjo për faktin se portali Sakte.net vepron sipas parimit se gjuha denigruese, edhe kur kemi kundërshtime e mospajtime, nuk duhet të bëhet me aq lehtësi pjesë e komunikimit të përditshëm. Veçanërisht kur ajo përdoret nga komentues që pretendojnë të jenë besimtarë të devotshëm!

Sidoqoftë, anketa ka prodhuar edhe rezultatin e saj. Midis dy imamëve me ndikim të cilët shërbejnë si model edhe për imamë të tjerë, komentuesit e Sakte.net kanë përkrahur më shumë ligjërimet e Elvis Naçit, shkaku i natyrës më të qetë të predikimit dhe artikulimit më të pasur – siç janë shprehur ata. Mirëpo, thuajse i njëjtë ka qenë edhe numri i atyre që përkrahin mënyrën e ligjërimit të Shefqet Krasniqi, i cili sipas komentuesve është më i drejtpërdrejtë dhe më i shkolluar, gjë që atë vë në përparësi sa i përket dispozonit të njohjes së fesë.

Përndryshe, nuk ka qenë i vogël as numri i atyre që kanë pohuar se me të njëjtin interesim, pa dallim, i ndjekin ligjërimet fetare të të dy imamëve./Sakte.net

Rezultati i plotë

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=792542194267825&id=489997137855667

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme