Familja e vëllezërve të vrarë Bytyqi kundër vizitës së Trumpit në Serbi

Familja e vëllezërve të vrarë Bytyqi, ka kërkuar nga presidenti amerikan Donald Trump që të anulojë vendimin për të vizituar Beogradin.

Vëllezërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë, u vranë në vitin 1999 në Serbi dhe përkundër deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq se do të sjellin para drejtësisë autorët e vrasjes, shteti serb nuk ka marr asnjë hap konkret lidhur me zgjidhjen e vrasjes së vëllezërve shqiptarë, thuhet në njoftimin për media të kësaj familje.

“Për 18 vjet, familja ime ka shpenzuar krejt energjinë, burimet dhe paratë për drejtësinë e vëllezërve të mi”, ka thënë Fatos Bytyqi.

“Unë personalisht kam udhëtuar më shumë se 50 herë në Beograd. Jemi me zemër të thyer nga lajmet dhe kërkojmë nga Presidenti Trump që të rikonsiderojë vendimin [për vizitë në Beograd”, ka thënë vëllau i vëllezërve Bytyqi, transmeton Koha.net.

“Presidenti Trump siç duket ka ndërruar strategjinë e Obamas dhe Bidenit për Serbinë”, ka thënë Praveen Madhiraju, këshilltar i familjes Bytyqi.

“Administrata e Obamas bëri çdo koncesion që mundi pas deklaratave të rrejshme të Vuçiqit për të zgjidhur rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi. Ne kërkojmë nga Presidenti Trump që të bëjë më shumë në mbrojtjen e amerikanëve të vrarë sesa që bëri administrata Obama me taktika të dobëta. Ne besojmë se në fund Presidenti Trump do të bëjë më shumë për të mbrojtur tre amerikanët e vrarë”, ka thënë Madhiraju.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme