Fazliu: Ali Ahmeti, rinia e Shkupit të është përgjigjur me 9 Maj!

Shefi i kabinetit të kryetarit të Lëvizjes BESA, Faton Fazliu përmes një postimi në rrjetin social i ka dërguar një mesazh të qartë Bashkimit Demokratik për Integrim që sot pritet të mbajë një tubim me forumin rinor të kësaj partie në pritje të kryetarit të BDI – së, Ali Ahmeti.

“Ali Ahmeti, rinia e Shkupit të është përgjigjur me 9 Maj!”, ka shkruar Fazliu derisa ka shpërndarë një foto të protestës së 9 Majit në të cilën rreth 30 mijë shqiptarë të Maqedonisë protestuan në ditën e Evropës kundër diskriminimin dhe përfaqësimit përbuzës që është duke iu bërë nga politikanët shqiptarë në pushtet.

Vlen të theksohet se protesta e realizuar nga Këshilli Opozitar dhe e përkrahur nga Lëvizja BESA shënonte edhe përkujtimin e ngjarjeve në Kumanovë, qytet ku i cili kohë më parë e bojkotoi në tërësi hapjen e shtabit të BDI – së në këtë komunë.

Përndryshe, Strukturat e BDI janë mobilizuar për të pasur sa më shumë masovitet në tubimin e BDI sot të organizuar në Shkup nga Forumin Rinor i kësaj partie, që do të mbahet sot në sallën “Shaban Tërstena” në Çair. Shumë aktivistë të kësaj partie përmes rrjeteve sociale janë mobilizuar dhe kanë bërë thirrje për pjesëmarrje për sa më shumë masovitet në këtë tubim në prag të fushatës. Shkak për këtë mobilzim është përkrahja gjithnjë e më e zbehtë për këtë subjekt./Sakte.net

Lini Një Koment