Fillon asfaltimi i tri rrugëve në Gjakovë

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë do të bëjë inaugurimin e fillimit të punimeve për asfaltimin e tri rrugëve të fshatrave të Komunës së Gjakovës.

Fillimisht ministri Zharku do të bëjë inaugurimin e fillimit të punimeve për asfaltimin rrugës Dol – Kusar – Goden (faza e dytë) në fshatin Goden të komunës së Gjakovës.

Më pas, ministri Zharku do të inaugurojë fillimin e ndërtimit të rrugës së Bishtazhinit dhe do të bëjë përurimin e përfundimit të punimeve të projektit të ndërtimit dhe asfaltimit të rrugës në fshatin Demjan 3, lagjja Shehu.

Lini Një Koment