Flamuri i Kosovës nuk vendoset përkrah atij të Shqipërisë, ky është rrethi tjetër /FOTO

Pas mospajtimeve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, Protokolli Shtetëror ka marrë udhëzimin që sot të vendosë flamurin e Republikës së Kosovës te ‘Rrethi”.

Burime të lajmi.net brenda këshillit organizativ të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, se është vendosur që flamuri i Kosovës të ngrihet në rrethin tjetër, afër atij të ashtuquajturit të flamurit.

Këto burime thonë se kjo do të ndodh sot, ndërsa flamuri i Shqipërisë do të mbetet aty ku është.

Ky rreth e lidh pjesën nga Stacioni i Autobusëve në drejtim të Veternikut, magjistrales për Shkup.

Vendosja e flamurit shtetëror po bëhet për nder të dhjetë vjetorit të pavarësisë. /Lajmi.net/

rrethi1

Lini Një Koment