Gjykimi i vrasësit të Almir Aliut do të filloj nga e para

Lënda gjyqësor kundër Boban Iliq, vrasësit të Almir Aliut, në Gjykatën e Kumanovës do të fillojë nga e para.

Lajmin për gazetën Koha e konfirmoi avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiç, i cili tha se për shkak të kalimit të 90 ditëve që kur është zhvilluar seanca e fundit, ky proces gjyqësor me listë të re dëshmive do të nisë nga e para.

Ndërkohë, sa i përket largimit të prokurores, Suzana Kusigerska, nuk është pranuar kërkesa e palës mbrojtës dhe e njëjtat tutje do ta përfaqësojë aktakuzën e ngritur nga Prokuroria e Kumanovës.

Lini Një Koment