Haradinaj: Demarkacioni ka vdekur, Shpend Ahmeti në AAK do të ishte nder për partinë tonë

Çështja e demarkacionit me Malin e Zi, siç është tani, ka vdekur për kryetarin e Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai, në një intervistë në InfoBox të RTV Dukagjinit, thotë se marrëveshja nuk mund të rinegociohet, por vetëm se anulimi e korrigjimi janë të mundshme.

Haradinaj, që është në koalicion me Nismën për Kosovën, e përjashton mundësinë që të ribashkohet me Lëvizjen Vetëvendosje, përkundër që në të kaluarën bashkërisht e kanë kundërshtuar Demarkacionin e Asociacionin.

 Duke folur për aferë e përgjimeve që ishin të përfshirë zyrtarë të Partisë Demokratike në vend, tha se nuk është befasuar me atë çfarë ke dëgjuar, derisa Adem Grabovcin si personazhin kryesor, thotë se e ka pas këtë detyrë nga partia.

Nëse ndonjë zyrtar nga AAK do të përfshihej në afera të tilla, Haradinaj nuk e përjashtoi edhe mundësinë e përjashtimit te tyre nga partia. Ai ka folur për herë parë edhe për mundësinë e angazhimit të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit në AAK, derisa ka konfirmuar se partia e tij është interesuar për të, por aktualisht nuk ka bisedime në këtë drejtim.

“Sigurisht që ardhja e Shpend Ahmetit do të ishte nder për partinë tonë, por për momentin s’jemi te fokusuar në këtë gjë”, tha ai.

Lini Një Koment