Hetohet gjetja e një çante me 54 duar në Siberi

Një çantë me 54 duar të prera u shfaq në një rrip toke në lumin jashtë qytetit të Khabarovsk –it në Rusi.

Hetuesit thonë se nuk është vepër e një vrasësi serial, por një rezultat i një neglizhence ilegale. Sipas
“The Siberian Times”, zbulimi rrënqethës u krye nga peshkatarët vendas që fillimisht u ndeshën me një
dorë që dilte mbi sipërfaqen e ngrirë, njoftuan policinë dhe u gjet më pas një çantë e tërë me
ekstremitete humane, disa të dekompozuara dhe pa gishta. Imazhet rrodhën shpejt duke shkaktuar
konfuzion dhe spekullime tek përdoruesit e rrjeteve. Disa nga versionet më rrënqethëse ishin ato të
ritualeve të kanibalëve, të trafikimit të organeve, megjithatë komiteti i hetimit rus shprehet se mbetjet
biologjike nuk janë me origjinë kriminale. Hetuesit ende nuk kanë mbërritur në një përfundim për këtë
incident dhe se ka filluar një hetim mbi punën e të gjitha organizatave mjeksore dhe juridike për
eliminimin e mbetjeve biologjike.

Lini Një Koment