I riu në Tiranë montonte mina me celular, ja si i shpërtheu në duar teksa punonte

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi që ndodhi sot në Tirane.

I riu Gentian Hoxha i cili mbeti i plagosur montonte mina ne celular.

Sipas informacioneve ai ishte duke montuar një minë dhe ajo i shpërtheu në dorë.

Ai ishte duke punuar në momentin e shpërthimin. Po të njëjtat burime deklarojnë se ai kishte hyrë në dyqan dhe kishte nisur punën, dhe më pas kishte ndodhur shpërthimi.

I riu ka humbur gishtat e duarve, ndërsa është dërguar në spitalin e Traumës me dëmtime të shumta në fytyrë dhe në trup.

Dyshimet shtohen edhe nga fakti se dera e dyqanit të celularëve ishte e mbyllur me çelës, kur ndodhi shpërthimi.

Lini Një Koment