Integrimi, sfidë për ekonominë kosovare

E martë 01 Nëntor 2016 – Sakte.net

Ish-ministri i Financave i Shqipërisë Arben Malaj, në një intervistë për gazetën “Zëri” thotë se ekonomia e Kosovës dhe e Shqipërisë kanë një sfidë të përbashkët, janë akoma shumë pak të integruara në ekonominë rajonale dhe evropiane.

Arben Malaj, ish-ministër i Financave i Republikës së Shqipërisë në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se ekonomia e Kosovës dhe e Shqipërisë kanë një sfidë të përbashkët, janë ende shumë pak të integruara në ekonominë rajonale dhe evropiane.

Po ashtu, sipas tij, kanë kufizime fizike, por edhe mentalitete frenuese për të qenë realisht pjesë e tregjeve në rritje.

“Është në dëm të Kosovës, por dëmton edhe zhvillimet në rajon çdo qëndrim emocional i rastësishëm apo për protagonizem mediatik, lidhur me faktin pse qeveritë shqiptare shpesh kanë përdorur çdo aktivitet dhe takim ndërkombëtarë si mundësi për të integruar ekonominë e Kosovës në rrjetet rajonale të zhvillimit. Shembuj pozitivë nga ana e Shqipërisë ekzistojnë disa, siç është rasti i eliminimit të vonesave për projektin e KFW në ndërtimin e linjës së tensionit të lartë midis Shqipërisë me Kosovën, Maqedonisë dhe Greqisë, për të lehtësuar sistemet tona energjetike që të jenë pjesë e ringut rajonal të energjisë. Ky vizion dhe këto projekte lehtësojnë blerjet dhe shitjet e energjisë, i bëjnë tregjet më të hapura, më të mëdha dhe kështu rritet interesi për më shumë investime private në ekonomitë tona”, ka thënë profesor Malaj, i cili aktualisht është rektor në Universitetin “Luarasi” në Shqipëri. /Telegrafi/

Lini Një Koment