Ish-kryeshefi i PTK-së shpallet i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës

E premte, 04 Nentor 2016 – Sakte.net   /

Ish-kryeshefi i PTK-së, Shyqyri Haxha, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës, në akuzat për keqpërdorim të detyrës, raporton KTV.

Sipas vendimi të trupit gjykues, të lexuar nga gjyqtarja kryesuese Valbona Musliu-Selimaj, nuk janë vërtetuar akuzat e prokurorisë, që ngarkonin mbi Haxhën i cili nuk ishte prezent në seancën e shpalljes së aktgjykimit.

Avokati i tij, Ramë Gashi, vendimin e trupit gjykues e quajti të drejtë dhe të pritshëm. Haxha, akuzohej se kundërligjshëm, kishte përfituar nga pagesat e qirave mbi 50 mijë euro.

Lini Një Koment