Ish-shefi i SHIU: Erdogan mund të ketë sajuar grushtin e shtetit

Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Ushtrisë së Shqipërisë, Ylli Zyla, i tv Ora News, se ka dyshime që grushti i shtetit në Turqi të jetë bërë nga ushtria sepse, sipas tij, ai do të ishte i suksesshëm.

“Në rastin e grushtit të shtetit, unë nuk mendoj se ishte një grusht shteti i stisur. Kur flasim për shtetin turk, flasim për një vend perandorak. Në rast se do të organizohej një grusht shteti nga ushtria, do të ishte i suksesshëm. Kontrollin civil mbi ushtrinë, Erdogan e ka bërë në mënyrë tinëzare, tha Zyla dhe shtoi:

“Evropa ishte e ndjeshme ndaj kontrollit civil të ushtrisë. Unë aludoj se presidenti Erdogan mund ta ketë sajuar këtë grusht shteti. Në rast se ata e kishin ndarë mendjen për grusht shtetit, viktimat do të ishin shumë të mëdha. Do të thotë se nuk ishte organizim”.

Lini Një Koment