Jaguar do të vërë në ankand koleksionin e veturave klasike me vlerë mbi 137 milionë euro

Jaguar është duke shitur pjesë të koleksionit të saj të veturave klasike që vlen mbi 137 milionë euro, e i cili ishte koleksioni më i madh i veturave britanike në botë.

Jaguar tani dëshiron që të vë në ankand rreth 100 vetura klasike për tu shitur, e që kanë vlerë mbi 137 milionë euro, transmeton koha.net.

Veturat Land Rover e Jaguar duket se do të mbahen në shtëpi por një rang i modeleve të pazakonta pritet të dalin në shitje të cilat pëlqehen shumë nga koleksionuesit e veturave.

Këto vetura do të dalin në ankand në Bicester të Anglisë me 21 mars 2018.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme