Kapen armë në Deçan, 10 të arrestuar

Policia në Deçan ka arritur që të identifikojë 10 persona të dyshuar për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” shtetasit F. R., A. Q., A. L., D. R., A. Q., F. D., B. K., V. I., V. B., dhe E. R.

Bëhet e ditur se personat e dyshuar, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetuesit kanë realizuar bastisje dhe kontrolle në shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse të të arrestuarve me ç`rast ka kapur 10 armë dhe municion.

Lini Një Koment