Kështu do të duken autobusët e rinj të Prishtinës (Foto)

Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu ka konfirmuar për “Indeksonline” se autobusët e trafikut urban do të vijnë shumë shpejt në kryeqytet.

“Po, brenda 90 ditëve autobusët do të jenë në funksion për Prishtinën”, ka thënë ai.

Zyra për Marrëdhënie me Media e Komunës së Prishtinës ka bërë të ditur se sot do të nënshkruaj kontratën me kompaninë fituese për furnizimin me autobusë për Trafikun Urban.

“Sot,  në orën 14.00, në sallën nr 37, në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës do të bëhet nënshkrimi i kontratës me kompaninë fituese për furnizimin me autobusë për Trafikun Urban”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ndryshe në media është bërë e ditur se Kompania “Iveco Czech Republic, a.s.” është shpallur fitues nga Komuna e Prishës për furnizim me autobusë të rinj për “Trafikun Urban”.

Lini Një Koment