Konjufca: Kjo Qeveri u themelua për ta miratuar Demarkacionin dhe Asociacionin

Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se Qeveria Haradinaj u themelua për ta miratuar Demarkacionin dhe Asociacionin, por jo edhe për ta zhvilluar shtetin.

Konjufca para deputetëve të Kuvendit tha se presidenti dhe Qeveria po nxitojnë për ta themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“…Kjo Qeveri u themelua për ta miratuar Demarkacionin, Zajdenicen dhe për ta menaxhuar Gjykatën Speciale. Kjo qeveri nuk u themelua për të zhvilluar ekonominë”, i shpreh Konjufca.

Ai foli edhe për pjesëmarrjen e Listës serbe në institucionet e Kosovës.

”Lista Serbe krejt çka ka bërë është që e ka ndërruar vendin ku ulej zakonisht në Parlamentin e Kosovës”, tha ai.

Lini Një Koment