Konsumoni panxhar të kuq për këto përfitime shëndetsore

Janë shumë të ushqyeshme si dhe janë burimi i dytë më i madh i sheqerit pas kallam sheqerit.

Më poshtë jepen arsye se pse duhet të filloni t’i përdorni panxharët në jetën tuaj të përditshme.

Përmban një numër të madh vitaminash dhe mineralesh – Kalium, magnez, fibra, hekur, fosfor: vitaminat A, B dhe C: karotenin-beta, acid folik. Panxhari është shumë i këshillueshëm për femrat shtatzëna të cilat kanë shumë nevojë për vitaminën B si dhe për hekur.

Pastron trupin – Panxhari i kuq është tonifikues i mrekullueshëm për mëlçinë, pastron gjakun dhe ndihmon në parandalimin e shumë llojeve të kancerit.

Ndihmon në shëndetin mendor – Një nga shumë përbërësit e panxharit është edhe betaina, një substancë e gjendur në kokrrat kundër depresionit. Përmban gjithashtu triptofan, i cili qetëson mendjen dhe i krijon trurit një iluzion se është mirë, pra ka të njëjtin efekt si çokollata. Përbërësit e saj ulin edhe tensionin e lartë të gjakut.

Testojnë aciditetin e stomakut

Nëse jeni duke konsumuar panxhar ose duke pirë lëng panxhari dhe urinoni në një ngjyrë si rozë, kjo tregon se keni aciditet të ulët të stomakut. Kur urinoni normalisht, rriteni dozën e panxharit që po konsumoni. Shumë të ushqyeshëm janë edhe panxharët jeshil në këtë rast.

Panxhari është një viagra natyrale – Romakët e lashtë e përdornin këtë frut si një nxitës para shumë vitesh dhe tani shkenca vërteton se ata nuk e kishin gabim. Panxhari është i pasur me një përbërës të quajtur bor, i cili është një nga elementët kryesor në prodhimin e hormoneve seksuale.

Lini Një Koment