Koreja Veriore publikon fotografi nga testi i fundit raketor

Koreja Veriore e ka publikuar një fotografi për të cilën pohon se është e testit të fundit të raketës balistike.

E publikuar nga Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë Veriore (KCNA), fotografia e shfaq një raketë me rreze të mesme veprimi “Hëasong-12”, lloji i njëjtë i raketës që Koreja Veriore e hodhi mbi Japoni gjatë kësaj jave për herë të dytë në më pak se një muaj, transmeton Express.

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un, ka thënë se qëllimi përfundimtar i vendit të tij është të vendosur ekuilibër të forcës së vërtet me SHBA-në dhe t’i bëjë udhëheqësit amerikanë të mos guxojnë të flasin për opsione ushtarake.

Ai ka shtuar se sanksionet nuk do ta ndalin vendin e tij nga përmbushja e synimit.


Lini Një Koment