Kurteshi: I propozoj kuvendit ta përjashtojë Mustafën

E premte, 28 Tetor 2016  –  Sakte.net

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ismajl Kurteshi, duke ia bërë një pyetje kryeminsitrit Isa Mustafa, ka propozuar që ky i fundit të përjashtohet nga kuvendi, raporton Zëri.info.

 Kjo pasi që i pari i ekzekutivit nuk ka qenë i pranishëm në seancë sot.

“I propozoj kuvendit që ta përjashtojë Isa Mustafën, sepse nuk ka kuptim që të luhet me këtë institucion”, ka deklaruar ai.

Ai duke ironizuar, ka thënë se nxënësit përjashtohen pas 30 mungesave, adaj edhe Mustafa do të duhet të ndëshkohet në këtë formë, pasi që si ai ka deklaruar, kryeministri ka më shumë se 60 mungesa./Zëri

Lini Një Koment