Ky është arsenali i armëve që Putini mund ta shfrytëzojë për hakmarrje pas sulmeve në Siri

Rusia ka paralajmëruar se do të rrëzojë raketat amerikane të lansuara në Siri dhe do të synojë anijet dhe avionët që kërcënojnë jetën e trupave të veta.

Aleati më i fuqishëm i Sirisë ka ndezur frikën e një përshkallëzimi të madh të konfliktit, nëse SHBA-të dhe aleatët e saj fillojnë sulme ndaj regjimit sirian pas një sulmi të dyshuar kimik ndaj popullit të vet.

Dje, është raportuar se ambasadori i Rusisë në Liban, Alexander Zasypkin, tha se raketat e Shteteve të Bashkuara të shkarkuara në Siri do të rrëzohen.

Në komentet e transmetuara të martën në mbrëmje, tha se ai ishte duke iu referuar një deklarate nga Presidenti rus Vladimir Putin dhe shefi i shtabit të forcave të armatosura ruse.

Ndërkohë presidenti i SHBA-ve, Donald Trump shkroi: “Bëhu gati Rusi” ndërsa reagoi me tërbim ndaj vërejtjeve kur ai paralajmëroi se Moska nuk duhet të jetë aleatë “me një kafshë që vret njerëz me gaz”.

Dhe nëse këto kërcënime do të “transferoheshin në aksion”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, cila do të ishte forca e Rusisë për tu përballur me fuqinë e Perëndimit, përkatësisht cilat janë aftësitë ushtarake ruse në Siri.

Një imazh i një sulmi raketash në një vendndodhje të panjohur në Siri

Siç shkruajnë mediat e huaja, një sistem i avancuar për kamionë është diçka që njihet që Rusia e ka vendosur të mbrojë bazën ajrore të saj Hmeymim në provincën Latakia të Sirisë dhe në bazën e saj Tartus në bregdet.

Natyra e sistemit të tij mobile do të thotë se lehtë dhe shpejt mund të vendosen diku tjetër. Gjithashtu, i projektuar për të rrëzuar aeroplanët, raketat dhe dronet ushtarake, thuhet se radari i tij mund të zbulojë objektiva deri në 600 km larg.

Sistemi i raketave të mesme dhe ajrore me rreze të mesme dhe me rreze të gjatë duke parakaluar përmes Sheshit të Kuq në Moskë

Çdo kamion bart katër raketa me rreze të ndryshme dhe mund të ndjekë caqe të shumëfishta në të njëjtën kohë.

Megjithatë, ka pikëpyetje nëse Moska ka raketa të mjaftueshme interceptore të vendosura në Siri për tu përballur me një tufë të madhe raketash.
Në një situatë të tillë, vlerësohet se mund të jetë në gjendje të rrëzojë disa, por jo të gjitha raketat hyrëse.

Rusia zotëron sistemin lëvizës të raketave të mbrojtjes bregdetare Bastion

Rusia gjithashtu, shtohet më tej, ka një version të vjetër të të njëjtëve raketa – S-300 – të vendosur në Siri.
Sistemi i Bastionit, i cili mendohet të jetë i vendosur në ose pranë bazës detare të Tartus të Rusisë, është një sistem i avancuar i armatosur me dy raketa.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë se sistemi mund të godasë objektivat e detit në një distancë prej 350 kilometrash dhe objektivave të tokës në një distancë prej 450 km.

Pantsir-S1 është përfshirë gjithashtu në arsenal

Rusia e përdori sistemin për të nisur një sulm kundër rebelëve në Siri në vitin 2016.
Ushtria siriane është menduar gjithashtu të ketë blerë sistemin e Bastionit nga Rusia.

Fregata e Marinës së Rusisë “Admirali Grigorovich” lundron në Bosfor në rrugë drejt Detit Mesdhe

Përveç këtyre, bëhet e ditur më tej, Rusia ka midis 10 dhe 15 anije luftarake dhe anije mbështetëse të vendosura në Mesdhe.

Ato përfshijnë fregatat “Admirali Grigorovich” dhe “Admirali Essen”, të cilët janë të armatosur me raketa lundrimi, si dhe nëndetëset.
Gjithashtu Rusia vlerësohet të ketë dhjetëra aeroplanë luftarakë dhe helikopterë në bazën ajrore Hmeymim në provincën Latakia të Sirisë, duke përfshirë bombardues dhe avionë shumë-rolesh.

Lini Një Koment