Ky është skenari i fundit i Vuçiqit për Kosovën

Atë që e ka planifikuar Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do ta realizojë kryeministrja e tij, Ana Brnabic. Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar se së shpejti do të formohet një grup punues që do të merret me organizimin e debateve nëpër qytetet e Serbisë.

“Dialogu i brendshëm për Kosovën dhe Metohinë është i rëndësishëm për gjetjen e një zgjidhjeje rreth kësaj çështjeje” ka thënë Brnabic, shkruan Gazeta Express.

Ajo më pas ka thënë se Lista Srpska e ka mbështetjen e plotë të Qeverisë së Serbisë dhe se është vendim i tyre që të bëhen pjesë e Qeverisë së Kosovës.

Iniciativa e Vuçiqit ka gjetur mbështetje edhe të diplomatëve të akredituar në Beograd. Ambasadori Kyle Scott ka thënë se kjo iniciativë është një hap i shkëlqyer.

“Të gjitha segmentet e shoqërisë duhet të shprehen rreth problemeve më të rëndësishme të vendit, marrëdhëniet me Kosovën janë shumë të rëndësishme”, ka thënë diplomati amerikan.

Lini Një Koment