Mbi 350 mijë të vdekur për shtatë vjet në luftën e Sirisë

Lufta shtatëvjeçare në Siri u ka marrë jetën 350 mijë njerëzve.

Kjo shifër e njerëzve që kanë humbur jetën është dhënë këtë të hënë nga Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut, shkruan AFP.

Sipas një grupi monitorues britanik që ka shtirje gjithandej Sirisë, janë 352 mijë e 935 veta që janë vrarë nga 15 marsi i vitit 2011.

Në mesin e të vdekurve, sipas Observatorit Sirian, janë 106 mijë e 390 veta.

Derisa lufta në Siri hyn në vitin e tetë këtë të enjte, vargu shkatërrimtar i civilëve po shkon në rritje.

Këto janë të dhënat e sakta të të vdekurve:

– 106 mijë e 390 civilë – 19 mijë e 811 fëmijë dhe 12 mijë e 513 gra

– 63 mijë e 820 ushtarë të regjimit

– 58 mijë e 130 luftëtarë me aleatë dhe luftëtarë ushtarak

63 mijë e 360 islamistë të vijës së ashpër dhe xhihadistë

62 mijë luftëtarë nga forca të tjera, si rebelë joxhihadistë, forca kurde dhe ushtarë dezertor të qeverisë

196 veta prej të vdekurve janë të paidentifikuar.

Në këto shifra alarmante, bëjnë pjesë edhe mbi 75 të vrarë nga Kosova, që kanë shkuar për të luftuar në Siri.

Lini Një Koment