Me këtë elitë politike Kosova nuk mund të përparojë

Kosova, vendi më i ri në Evropë, llogaritet si vend i korruptuar dhe politikisht fragjil, situata ekonomike është aspak e mirë, papunësia e lartë, populli ndjehet i frustruar dhe pyetja rreth statusit mbetet pikë kyçe. Andreras Ernst, gazetar dhe ekspert në Ballkan, lë fajin për këto probleme te elita politike në këtë shtet të vogël, por edhe vendet perëndimore.

Ai ka dhënë një intervistë për Swissinfo.ch, në të cilët flet për Kosovën, përcjell Klan Kosova.

Dhjetë vjet më parë Republika e Kosovës shpalli pavarësinë nga Serbia. A ka arsye që të festojë përvjetorin tash.

Andreas Ernst: Natyrisht, nuk ka asgjë kundër që të festohet ky moment historik. Por këto festime duhet të shërbejnë për të shikuar me syrin kritik vitet e fundit. Jo vetëm për dhjetë vjetët e pavarësisë, por edhe 19 vjet nga fundi i luftës. Dhe jo veç kosovarët, por edhe fuqitë perëndimore, që luajtën rol përcaktues në arritjen te kjo situatë, duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të bëjnë qëndrime vetëkritike.

Zvicra ka qenë një prej vendeve të para që kanë njohur shtetin e ri. A ishte kjo njohje e hershme – kur flitet për retrospektivë – e drejtë apo e gabuar?

Andreas Ernst: Koha nuk është aq me rëndësi. Fakti që Zvicra ka njohur Kosovën aq herët ishte rezultat i marrëveshjes me SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë dhe Italinë. Një anëtar i respektuar si Bashkësisë Ndërkombëtare, që nuk mund të akuzohet që ka treguar sjelle superfuqive, duhej ta njihte Kosovën sa më parë si akt i “thyerjes së akullit”. Kështu, do të ishte më e lehtë për vendet tjera për ta njohur këtë vend të ri të Ballkanit.

Më fjalë të tjera, kjo u bë për t’i dhënë legjitimitet dhe për të zbutur përshtypjen – me të vërtetë, saktësisht – që shteti i Kosovës ishte produkt i politikave të fuqive të mëdha. Këtu duhet shtuar se Micheline Calmy-Rey, ministër i Jashtëm në atë kohë, kishte një dëshirë të caktuar për ta përkrahur atë por jo si një akt senzacionalist.

Një prej destinacioneve kryesore për diasporën kosovare është Zvicra, me rreth 180 mijë kosovarë. A ka një “prani zvicerane” që shihet dhe ndjehet në Kosovë?

Andreas Ernst: Po, qartazi. Në rend të parë, diaspora jo vetëm nga Zvicra, kontribuon me 15 përqind në Bruto Produktin Vendor (GDP) të Kosovës, që natyrisht nënkupton lidhje të shumta personale. Për shembull, Ministri i Punëve të Jashtme, miliarderi Behgjet Pacolli, ka nënshtetësi edhe zvicerane edhe kosovare, ashtu sikurse ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj. Të dy kanë marrë nënshtetësinë në Ticiono.
Mund të shihni edhe referencat për Zvicrën në jetën e përditshme në Kosovë: për shembull, Swiss Diamond – hotel në Prishtinë. Dhe me pak fat ju mund të kryeni punë në Prishtinë duke folur gjuhën zvicerano-gjermane.

Kosova nuk qëndron mirë në aspektin e jashtëm për shkak të reputacionit të saj. Ka fjalë për nepotizëm, mungesë të investimeve të jashtme, pasiguri të jashtme, pensione politike…Pse nuk mund të ecë para vendi?

Andreas Ernst: Për këtë ka dy arsye. Njëra, organizimi i shtetit ka mbetur i papërfunduar. Institucionet janë në duar të një elite politike që janë të prirë për ta pasuruar veten dhe përcjellësit e tyre. Partitë janë të një sistem të vërtet klientelist, ku besnikëria përkthehet në vende punë dhe pozita.

Tjetra, pas luftës, mbrojtësit ndërkombëtar shpejt arritën të bëjnë marrëveshje me elitën politike, sepse ata menduan që ata njerëz mund të garantonin stabilitet dhe në të kundërtën edhe ta kërcënonin paqëndrueshmërinë. Dhe më që mbrojtësit vlerësuan stabilitetin më shumë sesa sundimin e ligjit dhe demokracinë, kjo elitë politike mundi të fuqizohej.

Natyrisht, kjo mund të aplikohet edhe në tërë Ballkanin, ku Perëndimi e vë në rend të parë stabilitetin dhe pastaj vinë demokracia dhe sundimi i ligjit.

Me President, Hashim Thaçin dhe kryeministër, Ramush Haradinajn, fuqia mbetet në duart e ish anëtarëve të UÇK-së. Çka nënkupton kjo për Kosovën?

Andreas Ernst: Është saktësisht kjo vazhdimësi “e burrave të fortë”, me disa ndërprerje nga [paslufta që përcakton rrugën e vendit. Ata janë pjesë e një sistemi që unë do ta përshkruaja si pjesë të problemit. Nuk mund ta përfytyroj që Kosova, me këtë elitë politike, të mund të ketë progres.

Marrëdhëniet me fqinjin Serbinë, që Kosovën e llogaritë si territor të saj, janë të tensionuara. Kësaj i shtohet edhe vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviq në janar të këtij viti, në qytetin e ndarë etnik të Mitrovicës. Në këtë vazhdimësi a është situata në prag të shpërthimit?

Andreas Ernst: Situata e tanishme mes Kosovë dhe Serbisë është e relaksuar. Herë pas here, ka provokime, por që në të vërtetë të gjitha partitë – politikanët, mediat dhe populli në vetvete – e dinë se këto tensione janë në ngritje. E kujtoj rastin kur një tren thuhet se do të bënte një xhiro në janarin e vitit 2017, nga Serbia për në Mitrovicë e në të cilin shkruante: “Kosova është Serbi”

Vrasja e Oliver Ivanoviq nuk kishte ndonjë ndikim në marrëdhëniet ndëretnike. Sepse në Mitrovicë, ku unë isha shpesh, të gjithë bashkëbiseduesit shpreheshin se ishte një problem i brendshëm i Serbisë. Shumica e qytetarëve në veriun e Kosovës nuk besojnë se vrasja e Ivanoviq kishte të bënte me ndonjë tension ndëretnik, por që kjo është e lidhur me mafian dhe ata të cilët janë në një vijë me Beogradin.

Si po shkon ekonomia në mes të dyja shteteve?

Andreas Ernst: Kosova importon shumë produkte nga Serbia. Shteti i ri ka deficit të lartë tregtar sepse aty nuk prodhohet pothuajse asgjë, çka nënkupton se bëhet pak eksport. Marrëdhëniet në mes të dy Odave Tregtare janë shumë të mira. Në Prishtinë dhe Beograd mbahen panaire dhe të dy presidentët e odave mbajnë marrëdhënieve miqësore. Të gjitha marrëdhëniet që nuk lidhen me zhvillimet dhe skenarët politikë, së paku për momentin, nuk lidhen me presion.

Sidoqoftë, në Kosovë ende ekziston rreziku që krizat politike që jo domosdoshmërish lidhen me marrëdhëniet ndëretnike, mund të çojnë eventualisht në dhunë. Situata e brendshme politike në Kosovë është skajshmërisht e tensionuar dhe populli është i frustruar. Kjo shprehet më së shumti tek të rinjtë, të cilët nuk i duan fqinjët, dhe nuk lëvizin lirshëm. Kur i shtohet kësaj situata e rëndë ekonomike dhe perspektiva e pasigurt e vendit, peshë edhe më e madhe bie mbi qytetarët.

Në vitin 2013, nën presionin e BE-së, Serbia dhe Kosova nënshkruan marrëveshjen e standardizimit. Cili ka qenë kontributi i saj?

Pjesa esenciale e kësaj marrëveshje të standardizimit, përmban idenë që Serbia duhet të tërhiqet nga veriu i Kosovës dhe të bëhet shtyrja e kësaj zone drejt integrimit në shtetin e Kosovës. Në kthim, serbët e Kosovës do të fitonin të drejtën për të themeluar një asociacion.

Sot, së paku në letër, veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës: drejtësia menaxhohet nga ligjet e Kosovës, policët janë kosovarë dhe gjithçka duket se funksionin.

Sidoqoftë, Prishtina është duke ngurruar që të themelojë një asociacion të komunave serbe, nga frika se ai do të bëhej Kali i Trojës për Beogradin dhe që do ta institucionalizonte ndikimin e vet.

A mund të bëhet realitet në vitet në vijim pranimi i Kosovës në BE?

Andreas Ernst: Natyrisht që nuk do të ketë pranim të menjëhershëm. Janë pesë vende të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Prandaj, BE nuk do të mund të ta detyronte Serbinë që ta njihte atë. Ndoshta, këto pesë shtete – Spanja, Rumania, Greqia, Qipro dhe Sllovakia – nuk do të ndërmarrin hapa drejt kësaj, derisa këtë ta bënte Serbia.

Brukseli e ka bërë të qartë se Serbia, nëse do që të hyjë në BE, do të duhej ta lidhte një traktat të së drejtës ndërkombëtare me Kosovën. Beogradi duhet të angazhohet që të mos e pengojë hyrjen e Kosovës nëpër organizata ndërkombëtare, sikur Kombet e Bashkuara.

Por që pranimi i Kosovës në BE në vitet e ardhshme nuk është një opsion real, sepse vendi duhet të bëjë reforma të thella institucionale dhe ekonomike. Nuk besoj që elita e tanishme politike është e aftë dhe ka vullnet për të ndërmarrë këso reforma fondamentale. Do të nënkuptonte fundin e saj si klasë politike dhe ekonomike.

Intervista është e përkthyer nga Klan Kosova.

Lini Një Koment