Merkel për emrin e ri të Maqedonisë: Kompromisi është i dhimbshëm por i domosdoshëm

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është optimiste që kontesti për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë ka lëvizë për mirë drejt zgjidhjes.

Ajo tha gjithashtu se Gjermania do të ndihmojë dhe do të inkurajojë palët për zgjidhjen e këti problemi disavjeçar.

“Problemi duhet të zgjidhet, presionet nuk shkojnë në dobi të procesit. Është e rëndësishme që pas një kohe të gjatë të dyja palët kane shfaq interes për zgjidhjen e çështjes së emrit. Edhe ju e dini se deklaratat ndonjëherë mundtë pengojnë procesin dhe rëndojnë negociatat.

Kompromisi është më se i nevojshëm, edhe përkundër asaj se çdo kompromis është i dhimbshëm. Megjithatë për këtë nuk duhet të flitet nëpër konferenca për shtyp, por negociatat të zhvillohen parapa dyerve të mbyllura”, deklaroi Angela Merkel, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin, Zoran Zaev.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme