Mimoza Kusari-Lila themelimin e partisë e fillon nga Gjakova

Sot në Asamblenë Komunale në Gjakovë u formua grupi më i madh i Asamblistëve në mbështetje të Alternativës së re politike.

Gjashtë asambleist nga AKR dhe dy asambleistë nga koalicioni AAK – LDD u rreshtuan në mbështetje të Alternativës së re pjesën e së cilës është Kryetarja e Komunës së Gjakovës.

Asambleistët nga AKR që u rreshtuan pranë Kryetares janë:

Hasan Krasniqi, Dr. Mahmud Lila, Sevdije Haxhibeqiri, Vjollca Roka,  Jeton Vorfi dhe Rina Domi. Gjithashtu, nga radhët e koalicionit AAK – LDD u rreshtuan pranë Kryetares, znj. Mirdita Ademaj dhe Xhevat Zenelaj.

Me këtë hap bëhet nisja e parë institucionale e Alternativës së re politike bëhet nga Asambleja e Gjakovës.

Kjo iniciativë do të vazhdojë edhe nëpër Komunat tjera edhe në ditët vijim.

Lini Një Koment