Mimoza Kusari: Shpejtë vjen partia e re

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka ripërsëritur se brenda shumë pak kohësh do të krijohet partia e re politike të cilën e kishte paralajmëruar më herët së bashku me ish-deputetin e Vetëvendosjes, Ilir Dedën.

Por, Kusari-Lila sërish nuk ka qenë në gjendje të tregojë një datë kur do të ndodhë një gjë e tillë.

“Të jeni të sigurt se një projekt i ri politik do të vij shume shpejt”, ka thënë ajo.

Deda dhe Kusari-Lila paralajmëruan partinë e re në qershor të këtij viti dhe që nga atëherë kanë refuzuar të tregojnë për datën.  Për më tepër, ata nuk kanë treguar ende as emrin e partisë, anëtarët dhe detaje të tjera.

Duke folur për televizionin Klan Kosova të mërkurën, Kusari-Lila tha se detajet “do të behën publike shumë shpejt”./Insajderi.com

Lini Një Koment