Ministri i jashtëm malazez: Demarkacioni me Kosovën është çështje e mbyllur

Çështjen e demarkacionit të kufirit me Kosovën, zyrtarët e Malit të Zi e shohin si çështje të mbyllur.

Ministri i jashtëm malazez, Sërgjan Darmanoviq, shprehet se “beson në kapacitetet demokratike të Kosovës dhe se mezi pret zgjidhjen përfundimtare të demarkacionit”.

Ai ka theksuar se Mali i Zi ka disa çështje të hapura me Kroacinë, siç është çështja e Prevlakës, porse marrëveshja e përkohshme funksionin mirë, raporton Zëri i Amerikës.

Sa i përket demarkacionit Darmanoviq thotë se nuk do të ndikojë në qeverinë e Kosovës dhe se marrëdhëniet e mira me këtë shtet do t’i vazhdojnë.

Ndërkohë, ministri i Integrimeve Evropiane të Malit të Zi, Aleksandar Pejoviq, përsërit se shteti i tij nuk ka problem me Marrëveshje e Demarkacionit, sepse atë e ka ratifikuar në Parlament. Ndërsa, kryetari i Komisionit malazez për shënimin e kufirit, Millan Paunoviq, thotë se situata në lidhje me kufirin duhet të zgjidhet sipas marrëveshjes së arritur mes dy palëve më 2015.

Lini Një Koment