Mogherini mirëpret nisjen e punës për krijimin e Asociacionit

Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, ka deklaruar se fillimi i draftit të asociacionit të komunave me shumicë serbe ka nisur punën në Prishtinë është lajm i mirë.

Ajo ka inkurajuar palët që të vazhdojnë punën, pasi ka edhe çështje tjera që duhet implementuar nga marrëveshjet e Brukselit.

“Besoj fuqishëm se një marrëveshje mund të arrihet për normalizimin e marrëdhënieve, por ka shumë për të bërë. Shoh se ka përcaktim nga të dyja vendet për ta bërë këtë”, tha Mogherini.

Lini Një Koment