Ndikimi i Rusisë në Kosovë po rritet

              E enjte, 03 Nentor 2016  – Sakte.net  /

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Florian Qehaja, ka paralajmëruar se ndikimi i Rusisë në Kosovë po rritet.

Ai ka treguar se kjo po bëhet duke e aplikuar instrumentin e “fuqisë së butë”përmes disa organizatave joqeveritare në katër komunat veriore dhe të disa medieve të caktuara në rajon.

Sa i përket gjendjes së sigurisë në vend, Qehaja ka thënë se krimi i organizuara, korrupsioni, obstruksionet nga Serbia dhe ekstremizmi i dhunshëm e radikalizmi janë rreziqet kryesore të Kosovës.

Ndërsa rreth anëtarësimit të Kosovës në Interpol, ai ka përmendur pengesat politike që do të dalin gjatë këtij rrugëtimi.

“Policia e Kosovës është absolutisht e gatshme të bëhet pjesë e Interpol-it dhe e organizatave të tjera të sigurisë”, ka thënë Qehaja në një intervistë për “Epoka e Re”.

Lini Një Koment