Ndotja e ajrit do të rikthehet në stinët e ftohta

Me të ulur temperaturat, ndjeshëm rritet ndotja e ajrit ambiental. Viteve të kaluara gjatë sezonit të vjeshtës dhe të dimrit, matësit e ndotjes së ajrit vazhdimisht shënonin shifra alarmante. Sipas ambientalistëve, mungesa e sistemit të gazifikimit është faktori kryesorë i ndotjes, ndërsa nga shkaktarët e tjerë theksojnë transportin dhe industrinë.

Edhe qeverisë aktuale por edhe qeverive të kaluara u kemi bërë apel që të punojnë më shumë në ndërtimin e rrjetit të gazit natyrorë. Sigurisht që është proces shumë I gjatë dhe nuk do të bëhet brenda një periudhe të shkurtër kohore, por ekzistojnë masa të tjera të cilat do e zbusnin sadopak ndotjen gjatë sezonit të dimrit duke përfshirë këtu një regjim pak me ndryshe në komunikacion”.
Edhe subvencionim I faturave të energjisë elektrike- tha Arianit Xhaferi, ambientalist.

Mungesa e gazifikimit del të jetë faktori kryesorë i ndotjes edhe sipas Ministrisë së Mjedisit Jetësorë. Nga ky sektorë thonë se ndotja gjatë sezonit të ftohtë do të jetë e vazhdueshme përderisa ka familje që për ngrohje shfrytëzojnë dru, qymyr dhe lëndë të tjera djegëse.

Masat afatgjate janë të cekura dhe normal që bazohen ne problemet të cilat janë të identifikuara nga Ministria. Ata janë gazifikimi I shtetit në nivel nacional me qëllim që të zgjidhet problem që vjen nga nxemja e amvisërisë por edhe transporti është problem dhe kërkon masa afatgjata dhe afatshkurta, por edhe industria e cila duhet të punojë në kuadër të ligjit” 04:46 “Për fat të keq ky problem do të jetë derisa numri i përdoruesve të lëndës djegëse si dru dhe qymyr do të jetë prezent- deklaroi Besa Tateshi, ministre e Mjedisit Jetësorë.
Gazifikimi i shtetit ka qenë i paraparë edhe në propozim-programin e Qeverisë së Zoran Zaev, por deri tani, nuk janë bërë hapa pozitiv në këtë aspekt. Vitin e kaluar, prania e grimcave kancerogjene PM10 në ajër ishte alarmante, duke arritur njëzetfishtin e kufirit të lejuar./Alsat M

Lini Një Koment