Në Brazil, 160 vrasje në ditë

Derisa sytë e botës janë drejtuar nga Siria, ku tash e gjashtë vjet vazhdon pamëshirshëm lufta civile, në Amerikën Jugore po zhvillohet konflikti që rrezikon shtetin më të madh në kontinent, Brazilin. Bëhet fjalë për luftën kundër krimit në Brazil në të cilin gjatë pesë vjetëve të fundit janë vrarë më shumë njerëz sesa në Siri!

Sipas shënimeve të Forumit brazilian për siguri publike, në këtë shtet nga viti 2011 deri në vitin 2015 janë vrarë 280 mijë veta. Në këtë periudhë, në Siri, sipas Observatorit sirian për të drejta të njeriut janë vrarë 256.124 persona.

Sipas përqindjes së nxjerrë, i bie që brenda ditës në Brazili vriten nga 160 persona.

Më së shumti vrasje ka në Rio de Zhaneiro. /Koha.net

Lini Një Koment