Në Prishtinë u hap ekspozita për puçin e korrikut në Turqi (FOTO)

Instituti i themeluar nga Qeveria e Turqisë, Yunus Emre ka çelur sot një ekspozitë me foto të grusht shtetit të dështuar në Turqi. Duke folur në ceremoninë e hapjes së ekspozitës, drejtori i Institutit Mehmet Ulker ka bërë të ditur se janë shfaqur 52 fotografi nga nata e tentim grusht shtetit.

“Këto foto kanë rëndësi të madhe, sepse ato tregojnë pasojat e grushtit të shtetit dhe tradhtinë ndaj demokracisë në Turqi”, shtoi ai.

Ndërkaq, Ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kilic vlerësoi përpjekjet e qytetarëve turq që të ruajnë demokracinë.

“Fotot e Agjencisë Anadolu të cilat janë ekspozuar këtu, përshkruajnë ngjarjet e asaj nate dhe luftën e  madhe për demokraci”, tha Kilic.

I pranishëm në ekspozitë ka qenë edhe Ministri i Administratës Publike të Kosovës, Mahir Yağcılar i cili në fjalimin e tij u shpreh kështu: “Turqia në ankthin e natës së 15 korrikut ka treguar edhe një herë forcën e saj si shtet demokratik së bashku me Presidentin Regjep Tajip Erdogan , popullin dhe deputetët përkundër tentimit për predispozim. E gjithë bota duhet ta njeh dhe të dijë për tentim puçin e organizuar nga organizata FETO, duhet të tregojmë se ata janë të rrezikshëm”

Instituti në fjalë, është një organizatë jo-fitimprurëse, e cila është themeluar nga qeveria turke dhe është e shtrirë në më shumë se 30 shtete të botës.

Lini Një Koment